Aktualitet

A do të hiqen masat shtrënguese? Përgjigjet Skënder Brataj, ja çfarë pritet të ndodhë

Edhe pse javët e fundit shifrat e rasteve të të infektuarve nga virusi C OVID19 kanë rënë, rreziku vijon të mbetet mes nesh.Së fundmi në lidhje me ketë temë, anëtari i Komitetit të Ekspertëve, njëkohësisht dhe drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj apelon për kujdes për sa kohë tanimë është hapur sezoni turistik do të ketë shtim të lëvizjes së qytetarëve vendas dhe të huaj.

Sipas tij hapja do të jetë graduale dhe me shumë kujdes.

Per sezonin turistik po merren masa për hapjen e qendrave shëndetësore ne zonat bregdetare duke i pajisur edhe me teste te shpejta. Por, i pyetur se cilat masa do te hiqen ne mbledhjen e radhës te komitetit, përsa kohë po ftojmë dhe turistë, Brataj zgjedh te jetë i kujdesshëm, pasi i druhet një ndryshimi te shifrave pas grumbullimeve nëpër xhami ditën e bajramit.

Gjithsesi Shqipëria tanimë konsiderohet një vend me incidence te ulët te qarkullimit te virusit te covid 19. Afro 25 për çdo 100 mijë banorë, e përllogaritur kjo në 14 ditë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker