Aktualitet

A do ta përjashtojë Bashën nga PD? Agron Shehaj: Si do veproj nëse marr kryesinë e partisë

Kandidati i për kryesinë e PD-së, Agron Shehaj, në një konferencë për mediat ka thënë se kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqjen menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas Shehajt, ai ka dhënë një kontribut të madh në PD dhe për këtë arsye e sheh vetën si të denjë të kandidojë për të marrë drejtimin e kësaj force politike.

“Ne lamë në pushtet një nga qeveritë më të korruptuar jo se humbën zgjedhjet”

“Jo nuk besoj se mund të përjashtohem”

“Nëse meritoj të jem deputet jam edhe me kriteret për tu bërë pjesë e PD.”

“Mendoj se Basha duhet të jepte dorëheqjen dhe nuk duhej të kandidonte. Shumë gjera mund të bëheshin ndryshe por humbja jonë i ka rrënjët në vendimet që janë marrë gjatë 4 viteve te fundit në opozitë. Koha nuk është e mjaftueshme.”

“Ky është një kontribut. Dhe do vazhdoj të jap kontributin tim brenda PD.”

“Kam qenë nga kandidatët më të votuar. Kontributet e mia do ti gjykojnë anëtarët e PD. Kam mbajtur qëndrime në PD.” tha mes të tjerash Shehaj.

Ndërkohë Shehaj në fjalën e tij ka theksuar se për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit janë përgjegjësi e veprimeve të PD, si mos hyrja në zgjedhje dhe djegia e mandateve.

“Pika ime më e fortë përballë Bashës është Besueshmëria”

“ Nuk kam ndryshuar mendim. Ka qenë një reflektim i gjatë dhe i vështirë. Dhe në fund arrita në këtë përfundim”

“Mendoj është e pamohueshme blerja masive e votave. Por ne mund të bënim më shumë dhe duhet të bënim më shumë. Arsye kryesore është djegia e mandateve dhe mos pjesëmarrja në zgjedhje.”

Ndërkohë i pyetur nëse do të përjashtojë Bashën nga PD nëse ai vetë do të fitojë zgjedhjet për kryesin e PD-së, vetë Shehaj ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

“Absolutisht jo. Jo vetëm Bashën., Por të gjithë”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker