Aktualitet

A do pranojë post nga Rama në qeveri? Halim Kosova jep përgjigjen e qartë: Nuk luftoj për këtë gjë, por shëndetësia s’njeh parti!

Ish-deputeti demokrat, mjeku Halim Kosova, tregoi në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, nëse do të pranonte një post nga kryeministri Edi Rama. Kosova tha se sistemi shëndetësor nuk njeh parti, por do konsensus të përgjithshëm politik, që të ndërtohet afatgjatë.

Mes të tjerash, mjeku e tha qartë se nuk lufton për poste, teksa zbuloi një bisedë me kryedemokratin Lulzim Basha, ku ky i fundit i kishte thënë se do të jetë sekretar i grupit parlamentar të PD, por që ai i ishte përgjigjur se nuk do poste, por vetëm të jetë anëtar i thjeshtë i partisë.

“Kur zoti Basha më ka thënë do të jesh sekretar i grupit parlamentar, përgjigja ime ka qenë kjo, s’dua post në PD, dua të jem anëtar i thjeshtë vetëm të kem mundësi që ato që kam të bëhen realitet. Unë s’kam shkuar në PD me idenë që të bëj këtë. Rama më tha e ke derën hap për idetë që ke. Këtë kam kërkuar edhe nga Basha. Sistemi shëndetësor nuk njeh parti, e nuk duhet të njohë. Këtë kohë që i thoja seksioneve të PD më gjeni njerëz në nevojë që t’i ndihmoj, i thoja mos shihni PD, PS, vetëm t’i ndihmoj. Edhe sistemi shëndetësor do konsensus të përgjithshëm politik që të ndërtohet afatgjatë, minimumi 10 vite”, tha Kosova.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker