AktualitetVora News

26 nentori, dita ku dridhjet e tokes ndryshuan jetet tona!

26 nëntori i 2019 ishte dita ku dridhjet e tokës ndryshuan jetët tona.

Përballë kësaj sfide natyrore të gjithë u treguam të fortë dhe të durueshëm.
Bashkë kemi përballuar çdo vështirësi, si një familje e madhe!

Lagja “Lugina” ishte një nga më të prekurat nga tërmeti. Në këtë lagje janë demoluar 18 pallate dhe po bëhet gati infrastruktura e brendshme për të nisur ndërtimi i pallateve të reja.

Në të gjithë Shijakun do të ndërtohen 30 pallate sipas standarteve europiane, më të forta e të sigurta.

567 shtëpitë e para individuale kanë filluar të ndërtohen dhe do të përfundojnë brenda vitit 2020.

27 pallate janë riparuar në fasadën e jashtme, strukturën e brendshme dhe çdo apartament është riparuar totalisht. Këto familje janë futur në shtëpitë e tyre.

1505 familje kanë përfituar dëmshpërblim nga Granti i Rinkonstruksionit sipas nivelit të dëmit DS1, DS2, DS3.

853 familje përfitojnë bonus qeraje deri në momentin kur të marrin në dorë çelësat e shtëpisë së re.

Po ndërtohen 2 gjimnaze, katër shkolla 9-vjeçare, 2 kopshte dhe çerdhja.

Me këmbëngulje, përkushtim dhe angazhim maksimal do të punojmë për të ardhmen e Shijakut.

Faleminderit për mbështetjen Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama!
Faleminderit Qeverisë shqiptare!
Faleminderit donatorëve!

Ju uroj shëndet në familjet tuaja në situatën e pandemisë dhe shpresojmë të gjithë për një të ardhme më të mirë e më të bukur në Shijakun tonë.

Ju jeni familja ime e madhe!
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker