Aktualitet

👉mbyllje në fundjavë, Brataj tregon skenarët e mundshëm për javët e ardhshme!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh së fundmi se për shkak të shifrave shumë të larta të infektimeve që janë regjistruar këto ditë, duhet të jemi të përgatitur për shtim të masave. Ndonëse Brataj tha se skenarët nuk duhet të ezaurohen me shpejtësi, por hap pas hapi, ai shtoi se në ditët të vazhdim duhet të jemi të përgatitur për të kaluar nga masat e mesme, në ato më drastike.

“Me këto numra që shohim sot, mbas tre javësh do të kemi më shumë pacientë në spitale. Ndaj nuk duhet të gjendemi të papërgatitur. Kemi nevojë për qytetarët, për zbatimin e masave.

Duhet të pritet si fillim efekti i masave të marra, për të kaluar te masat e tjera. Do të kalojmë nga masat mesatare, te ato më të drastike, ose në kufizim oraresh, mbyllje fundjavash ose një mbyllje për disa javë siç po e bën bota, që është më efektive”, u shpreh Brataj.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker